Batatina: Disa klube u bënë kampionë padrejtësisht dhe u shuan, ne duam të bëhemi kampionë njerëzishëm - Gazeta Express
string(100) "batatina-disa-klube-u-bene-kampione-padrejtesisht-dhe-u-shuan-ne-duam-te-behemi-kampione-njerezishem"

Batatina: Disa klube u bënë kampionë padrejtësisht dhe u shuan, ne duam të bëhemi kampionë njerëzishëm

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 14:49

Tahir Batatina i ka thumbuar disa klube që janë shpallur kampionë në të kaluarën.

Trajneri llapjan në emisionin “Favorit” në T7 theksoi se dëshiron të bëhet kampion vetëm njerëzishëm, pa favore, por kërkon që të mos e dëmtojnë referët pasi konsideron se u dëmtua me 12 pikë në këtë edicion.

Lexo Edhe:

Batatina tutje ka thënë se disa klube janë bërë padrejtësisht kampionë dhe më pas janë shuar, shkruan “Gazeta Express”.

“Do të luftoj njerëzishëm për titull të kampionit. Edhe nëse s’bohna kampion, kom me lujt njerëzishëm. Një ditë ka me u bo Llapi kampion, ka mu bo me ftyrë edhe njerëzishëm”, deklaroi Batatina në “Favorit”.

“Shumë klube kanë marrë tituj të kampionit dhe jon falimentu, se i kanë marr padrejtësisht, sot s’jon. Por, Llapi kur ta merr titullin, ka me marr denjësisht, ka me qëndru lart se ka temel, ka projekt afatgjatë. Jemi klubi më i organizum dhe ma korrekt në aspektin financiar qe 13 vjet”, vazhdoi Batatina.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/