Bashkimi triumfon ndaj Pejës pas dy vazhdimeve - Gazeta Express
string(46) "bashkimi-triumfon-ndaj-pejes-pas-dy-vazhdimeve"

Basketboll

Gazeta Express

21/12/2025 20:27

Bashkimi triumfon ndaj Pejës pas dy vazhdimeve

Basketboll

Gazeta Express

21/12/2025 20:27

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 91:91, kur Lejson Zeqiri shënoi dy sekonda para fundit, ndeshja edhe vazhdimi i parë ishte shumë interesant, me asnjërën skuadër që nuk arriti të shkëputej dhe përfundoi 104:104.

Edhe vazhdimi i dytë ishte dramë në Pejë, me fituesin që u vendos në sekondat e fundit, derisa portokallezinjtë ishin më të vëmendshëm për 118:119 dhe fitoren në këtë përballej.

Tajh Green ishte i jashtëzakonshëm te vendasit me 35 pikë e 11 kërcime, derisa te prizrenasit u dalluan Kyan Anderson me 29 pikë dhe Isaiah Cousins me 21 pikë e gjashtë asistime.

GO+ Peja ka tetë fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e katër humbje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement