Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme - Gazeta Express
string(72) "haxhiu-takon-ambasadorin-britanik-diskutojne-per-zgjedhjet-e-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 10:47

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 10:47

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit 2026.

Presidenca ka bërë të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

“U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve” – shkruan në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement