Wolfgang Ischinger: Të flasësh me Rusinë është e vështirë, por paqja në Ukrainë nuk arrihet pa negociata - Gazeta Express
string(102) "wolfgang-ischinger-te-flasesh-me-rusine-eshte-e-veshtire-por-paqja-ne-ukraine-nuk-arrihet-pa-negociata"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 10:49

Wolfgang Ischinger: Të flasësh me Rusinë është e vështirë, por paqja në Ukrainë nuk arrihet pa negociata

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 10:49

Wolfgang Ischinger, arkitekt i diplomacisë në Evropë për dekada të tëra, ambasador gjerman në Uashington dhe Londër, dhe truri ideator dhe drejtor i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, thotë se BE-ja duhet të jetë një ndërmjetëse jo neutrale në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në një intervistë për La Stampa, ai tha se është më e vështirë që të flasësh me Rusinë sot sesa me Bashkimin Sovjektik në atë kohë, por shtoi se dialogu me Moskën është thelbësor dhe paqja nuk arrihet pa negociata.

“Në Ukrainë, BE-ja duhet të jetë ndërmjetëse, por jo neutrale. Duhet të mbajë anë, sepse është një vend evropian, dhe të dërgojë një udhëheqës si Draghi në Kiev si të dërguar special për paqen. Rusia e sotme është imperialiste, që synon të ndryshojë kufijtë e saj dhe të zgjerojë ndikimin e saj përmes përdorimit të forcës ushtarake.

Prandaj, është shumë më e vështirë të flasësh me Rusinë sesa ishte me Bashkimin Sovjetik në atë kohë. Por dialogu me Moskën është thelbësor. Është thelbësor. Kjo sepse paqja nuk mund të arrihet pa negociata”, tha ai.

Lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara, Ischinger pohoi se “nga një perspektivë evropiane, qasja amerikane është e gabuar, sepse Shtëpia e Bardhë e konsideron veten një bashkëbisedues neutral, por ne nuk mund të jemi neutralë: duhet të jemi të anshëm sepse Ukraina është një vend evropian, sovraniteti i të cilit vazhdon të minohet vazhdimisht nga Rusia. Prandaj, ne duhet të jemi ndërmjetës, por jo neutralë”.

Ai tha se hapi i parë që duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian është të emërojë një të dërguar special në Ukrainë.

“Duhet ta kishte bërë këtë shumë kohë më parë. Dikush si Mario Draghi. Apo ish-Presidenti finlandez Sauli Niinistö. Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetes së pari është: çfarë lloj formati negociues duam të krijojmë?”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement