Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet pejani - Gazeta Express
string(45) "bashkejetoi-me-nje-te-mitur-arrestohet-pejani"

Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet pejani

Gazeta Express

31/05/2020 11:34

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Pejë, ku i dyshuari është arrestuar pasi ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjeç femër K-Shqiptare”, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Express/