Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet - Gazeta Express
string(85) "basha-zbulon-oferten-e-rames-ti-kryeminister-une-president-vetem-te-heqim-koalicionet"

Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet

Gazeta Express

10/07/2020 15:19

Pas konferencës së sotme për media të kryeministri Edi Rama, doli me urgjencës para gazetarëve edhe kundërshtari i tij politik Lulzim Basha.

Sipas Bashës kryeministri Edi Rama ka një muaj e gjysmë që i dërgon ndërmjetësit e tij me një ofertë.

Lexo Edhe:

“Për 1 muaj e gjysmë, Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij çdo ditë me të njëjtin mesazh: Ti kryeministër, unë President. Vetëm të heqim koalicionet. Kështu e sheh Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë”, tha Basha.

“E vetmja arsye që Rama kërkon ndryshim kushtetues është heqja e koalicioneve”, shtoi Basha.

Por, sipas tij, “kryeministri nuk e prek dot Kushtetutën me ata 122 deputetë. Çdo hap është fund i marrëveshjes dhe dhunim i konsensusit. PD-ja nuk e ka përjashtuar ndryshimin e sistemit, unë dua mazhoritar të pastër dhe Parlament me dy dhoma. Që asnjë kryeministër të mos i ngjajë as hijes së Edi Ramës. Ndaj, jemi gati ta bëjmë këtë diskutim, por me shqiptarët, përmes referendumit. Ata të vendosin nëse duan mazhoritar. Qëndrimi sot tregon se ndërsa Rama tregonte gënjeshtra, Komisioneri për Zgjerim paralajmëroi kundër ndryshimeve të njëanshme”.