Basha i shkruan kryeministrit kroat: Do bëjmë gjithçka për integrimin në BE - Gazeta Express
string(74) "basha-i-shkruan-kryeministrit-kroat-do-bejme-gjithcka-per-integrimin-ne-be"

Gazeta Express

20/01/2020 18:37

Basha i shkruan kryeministrit kroat: Do bëjmë gjithçka për integrimin në BE

Gazeta Express

20/01/2020 18:37

Më datë 14 janar kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, ku e përshëndet për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Në letrën e tij, Basha e garanton kryeministrin kroat se opozita në Shqipëri do të bëjë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit evropian, pa vonesa të mëtejshme.

Lexo Edhe:

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.” thekson Basha.

Basha shkruan se ai do të bëjë çdo gjë në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE.

“Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne.”- mbyll letrën e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, duke i uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.