Basha i “Kosheres” zbulon prapaskenat e spotit të PD-së - Gazeta Express
string(53) "basha-i-kosheres-zbulon-prapaskenat-e-spotit-te-pd-se"

Basha i “Kosheres” zbulon prapaskenat e spotit të PD-së

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 14:15

Edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe fushata zgjedhore ka arritur kulmin.

Një ndër spotet që ka tërhequr më shumë vëmendje është edhe ai i Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha ndalon të riun për tu larguar në Berlin duke i premtuar se Shqipëria do të bëhet.

Lexo Edhe:

Ky spot nuk ka kaluar edhe pa u vënë në skenë nga aktorët e “Kosheres”, të cilët kanë shkaktuar shumë të qeshura.

Aktori Gjergj Mena, “ka zbuluar” disa nga prapaskenat, i veshur në petkun e kreut të PD-së.

Në një moment plot humor, ai rrëzohet nga valixhja dhe pasi u vra thotë: “Do iki t’i them Saliut që Edi Rama po më prish spotin”.

Kështu Basha i “Kosheres” vazhdon me batuta të njëpasnjëshme, të cilat janë mirëpritur me duartrokitje nga publiku