Barku i gruas shtatzënë bëhet viral për madhësinë dhe formën interesante - Gazeta Express
string(72) "barku-i-gruas-shtatzene-behet-viral-per-madhesine-dhe-formen-interesante"

Barku i gruas shtatzënë bëhet viral për madhësinë dhe formën interesante

Fun

Gazeta Express

27/01/2022 15:26

Një grua nga Danimarka është bërë virale pasi një video të barkut të saj teksa priste trinjakë e postoi në TikTok.

Michella Meier-Morsi solli në jetë Charles, Theodore dhe Gabriel këtë muaj pasi dokumentoi shtatzëninë e saj në Instagram.

Lexo Edhe:

Ajo ndau përditësime të rregullta me 260,000 ndjekësit e saj në Instagram, megjithatë, një video e postuar në TikTok nga një person tjetër i kushtoi asaj vëmendje ndërkombëtare, shkruan DailyMail. 

Videoja që atëherë është shikuar më shumë se 14 milionë herë teksa njerëzit janë habitur me madhësinë dhe formën e barkut të saj.