Barcelona nuk shënon gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve qe 11 muaj - Gazeta Express
string(68) "barcelona-nuk-shenon-gol-ne-udhetim-ne-ligen-e-kampioneve-qe-11-muaj"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 9:01

Barcelona nuk shënon gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve qe 11 muaj

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 9:01

Barcelona po vazhdon me paraqitje të zbehta në udhëtim në Ligën e Kampionëve.

“Blaugrana” u mposhtën mbrëmë nga Interi me rezultat 0:1 në San Siro, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Më saktësisht, gjiganti katalunas e rriti në 3 numrin e ndeshjeve radhazi që s’ka shënuar si mysafir në garën më prestigjioze evropiane, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në histori të klubit spanjoll.

Paraprakisht, Barça ishte mposhtur nga Bayern Munichu 0:2 në këtë edicion të Championsit dhe 0:3 në atë të shkuarin, kur edhe kishte mbetur jashtë kësaj gare.

Golin e fundit që Barcelona e ka shësnuar në Ligën e Kampionëve në udhëtim ishte ai i nëntorit të vitit të kaluar, në ndeshjen e fituar ndaj Dinamo Kievit me rezultat 1:0.

Pra, Barça po tregohet e frikshme në La Liga, ku në 7 ndeshje e ka pësuar vetëm një gol dhe i ka realizuar 19 sosh, por në Ligën e Kampionëve nuk po “dhez”.

Barcelona është e tretë në Grupin C me 3 pikë nga 3 ndeshje, e rrezikuar për të rënë përsëri në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/