Barcelona e prek fundin, më e dobëta e 25 vjetëve të fundit - Gazeta Express
string(58) "barcelona-e-prek-fundin-me-e-dobeta-e-25-vjeteve-te-fundit"

Barcelona e prek fundin, më e dobëta e 25 vjetëve të fundit

Gazeta Express

22/11/2020 11:14

Barcelona e ka përjetuar fillimin më të dobët të sezonit në 25 vjetët e fundit, pasi i ka grumbulluar vetëm 11 nga 24 pikë të mundshme në tetë ndeshjet e para.

Trajneri Ronald Koeman nuk ka mundur ta kishte një fillim më të keq në stolin e katalonasve, i cili u përkeqësua të shtunën në mbrëmje në Wanda Metropolitano pas një humbjeje tjetër kundër Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça i ka fituar vetëm 11 pikë nga 24 pikët e mundshme këtë fillimsezon. Në tetë ndeshje deri tani, skuadra e Koeman i ka tri fitore, dy barazim dhe tri humbje, që është një fillim shumë i dobët për një ekip që e synon titullin e kampionit.

Katalonasit kanë lëshuar shumë pikë tashmë, aq shumë saqë kjo është skuadra më e dobët e Barcelonës në 25 vjetët e fundit.

Hera e fundit kur Barça e pati një fillim kaq të dobët ishte në sezonin 1995/96. /Gazeta Express/