Barcelona duket se e ka humbur durimin në negociatat për transferimin e Julian Alvarezit.
Klubi katalanas vazhdon ta konsiderojë sulmuesin argjentinas si objektivin kryesor për përforcimin e repartit ofanziv, por vështirësitë në arritjen e një marrëveshjeje me Atletico Madridin kanë bërë që drejtuesit e Barçës të shikojnë edhe opsione të tjera.
Alvarez është lojtari i preferuar i Barcelonës për ta marrë rolin e pasuesit të Robert Lewandowskit në majën e sulmit, por Atletico Madridi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e tij lehtë, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi madrilen ka insistuar se sulmuesi argjentinas është pjesë e rëndësishme e projektit të tyre dhe nuk është në shitje.
Për këtë arsye, Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativa në rast se operacioni për Alvarezin dështon.
Drejtori sportiv Deco po punon për ta gjetur një tjetër numër 9 që mund të përshtatet me stilin e lojës së skuadrës së trajnerit Hansi Flick.
Mes emrave të përmendur si alternativa kanë dalë disa sulmues të profilit të lartë, ndërsa klubi nuk dëshiron të mbetet i varur vetëm nga një objektiv në këtë treg transferimesh.
Mes tyre është edhe Joao Pedro i Chelseat, për të cilin “Blues” do të ishin të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat.
Barcelona ende nuk e ka mbyllur derën për Alvarezin, por po përgatitet edhe për skenarin ku transferimi i tij nuk realizohet. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...