Barazohet seria finale, Prishtina mposht Bashkimin - Gazeta Express
string(49) "barazohet-seria-finale-prishtina-mposht-bashkimin"

Sport

Gazeta Express

31/03/2023 22:08

Barazohet seria finale, Prishtina mposht Bashkimin

Sport

Gazeta Express

31/03/2023 22:08

Prishtina ka arritur të triumfojë në ndeshjen e dytë finale në Play-off ndaj Bashkimit me rezultat 79:66 (17:17, 17:20, 26:15, 19:14).

Çereku i parë ishte plotësisht i barabartë për të përfunduar me shifrat 17:17. Në çerekun e dytë vajzat e Bashkimit u treguan më të mira dhe mbyllën pjesën e parë me tri pikë epërsi.

Lexo Edhe:

Pjesa e dytë e rikthen Prishtinën në fitore, ku prishtinaset treguan efikasitet më të mirë në ndeshje se mysafiret, duke arritur në fund të fitojë për herë të parë këtë edicion ndaj Bashkimit.

Më të mirat te Prishtina ishin Sarah Mgbeike me 17 pikë dhe nëntë kërcime, e cila u ndihmua nga Besjana Martinaj e cila shënoi 15 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Prishtina dhe Bashkimi kanë nga një fitore në Play-off, ndërsa fitues shpallet ekipi që fiton tri ndeshje. Takimi i radhës zhvillohet të martën në Therandë. /Gazeta Express/