Banorët e Elbasanit të shqetësuar, shpërthejnë ujërat e zeza dhe të bardha - Gazeta Express
string(73) "banoret-e-elbasanit-te-shqetesuar-shperthejne-ujerat-e-zeza-dhe-te-bardha"

Banorët e Elbasanit të shqetësuar, shpërthejnë ujërat e zeza dhe të bardha

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 9:02

Si rezultat i punimeve që po bëhen në qytet, në lagjen Nr.2  të Librazhdit, kanë shpërthyer ujërat e zeza dhe të bardha. Kjo gjë ka shkaktuar kaos në qarkullimin e qytetareve si dhe probleme në institucionet që janë afër zonës së prekur.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe me qarkullimin për në kopshte, çerdhe, gjimnazin e qytetit , qendra shëndetësore, policia, bizneset që janë aty pranë.

Lexo Edhe:

Ujërat e zeza kanë shpërthyer që nga dita e enjte, duke bërë që banorët të shqetësohen për rrezikun e ndonjë epidemie. Nga subjekti Albstar nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e situatës.