Banka Botërore finalizon program për ndihmë të vendit prej rreth 140 milionë euro - Gazeta Express
string(81) "banka-boterore-finalizon-program-per-ndihme-te-vendit-prej-rreth-140-milione-euro"

Banka Botërore finalizon program për ndihmë të vendit prej rreth 140 milionë euro

Gazeta Express

09/04/2020 15:18

Banka Botërore është duke e përfunduar programin e aktiviteteve për të ndihmuar vendin në përballjen dhe uljen e ndikimit nga kriza me koronën, përcjell GazetaExpress.

Ndihma, sipas grupacionit në raportin e saj të fundit, është rreth 140 milionë euro.

Lexo Edhe:

“Ndihma përfshin edhe një projekt të ri të shpejtë si përgjigje të përparësive urgjente në sektorin e shëndetësisë, por edhe për të mbrojtur të ardhurat e amvisërive, si dhe ristrukturimin e projekteve të miratuara tashmë për mobilizimin e fondeve për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto programe pritet të arrijnë në rreth 140 milionë euro”, qëndron në raportin e publikuar të Bankës Botërore./GazetaExpress/B.Lika/