Kampioni i Kosovës, Ballkani do t’i mësojë sot emrat e kundërshtarëve të Ligës së Kampionëve.
Therandasit do të jenë pjesë e shortit për rrethin e parë kualifikues, i cili do të mbahet në Nyon të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00.
Pjesë e shortit janë 30 ekipe, ndërsa fituesit e këtij rundi do të kalojnë në rrethin e dytë kualifikues, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, ekipet humbëse do të kalojnë në rrethin e dytë të UEFA Europa Conference League.
Pra, ekipi nga Suhareka do të mundohet të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Championsit.
Por, edhe nëse nuk e arrin një gjë të tillë, eksperienca e tij do të vazhdojë në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian.
Krahas Ballkanit, në garat evropiane nga futbolli kosovar do të luajnë edhe Drita e Llapi. /Gazeta Express/