Ballkani e fiton dramën me penallti kundër Dritës, kalon në rrethin e tretë të kupës - Gazeta Express
string(83) "ballkani-e-fiton-dramen-me-penallti-kunder-drites-kalon-ne-rrethin-e-trete-te-kupes"

Ballkani e fiton dramën me penallti kundër Dritës, kalon në rrethin e tretë të kupës

Gazeta Express

28/11/2019 15:29

Ballkani ka kaluar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, pas fitores dramatike me penallti 5:4 kundër Dritës të enjten në Suharekë.

Në një ndeshje të rrethit të dytë të kupës e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri, Ballkani dhe Drita u ndan baras 1:1 në kohë të rregullt dhe në shtesë prej 30 minutave nuk pati gola, duke bërë që fituesi të vendosej në penallti, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fidan Gerbeshi e kaloi Dritën në epërsi duke shënuar nga penalltia në minutën e 28-të.

Por në fillim të pjesës së dytë, Blend Baftiu realizoi duke e barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 53-të.

Në gjashtë penallti të gjuajtura, lojtarët e skuadrës së Ismet Munishit shënuan pesë herë, mjaftueshëm për ta mundur Dritën 5:4, pasi dy futbollistë të klubit gjilanas ishin të pa saktë nga pika e bardhë.

Të ardhurat nga shitja e biletave për këtë ndeshje, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, sipas zyrtarëve të Ballkanit. /Gazeta Express/