Ballkani dështon në fund për të fituar kundër Cluj - Gazeta Express
string(50) "ballkani-deshton-ne-fund-per-te-fituar-kunder-cluj"

Futboll

Gazeta Express

08/09/2022 20:50

Ballkani dështon në fund për të fituar kundër Cluj

Futboll

Gazeta Express

08/09/2022 20:50

Ballkani po vazhdon ta shkruajë historinë e futbollit të Kosovës. Ata sonte kanë barazuar me rezultat 1-1 me CFR Cluj, që është kampion i Rumanisë. Armend Thaçi shënoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 65-të. Ballkani debuton me barazim në Ligën e Konferencës. Për Cluj shënoi Matias (90+1’)  

Ballkanit i ka ikur fitorja nga duart sonte në Fadil Vokrri.

Lexo Edhe:

Kampioni kosovar ka treguar një ndeshje historike sonte në Ligën e Konferencës, por në fund ata ishin të pafat.

Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj ka përfunduar me rezultat 0-0. Ballkani e pati posedimin e ndeshjes dhe e neutralizojë mirë skuadrën rumune.

Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj.

Një ndeshje ku Ballkani ishte më i mirë në mbajtjen e topin por jo edhe me shanse. Cluj pati shansin e parë në ndeshje me Deac që sulmoi i pari. Yeboah pati një goditje që përfundoi jashtë portës në minutën e 16, teksa Dellova u ndëshkua me karton të verdhë në  dy minuta më vonë.

Cvek e pati një goditje të pritur nga Frashëri në minutën e 24-të të ndeshjes.

Rasti më i mirë për Ballkanin ishte në minutën e 30-të kur Krasniqi goditi fuqishëm por priti portieri Scuffet.

Gripshit të Ballkanit ju bllokua një goditje në minutën e 35-të.

10 minutat e fundit nuk shënuan ndonjë rast as për njërën as për tjetrën skuadër.

Pjesa e dytë, sidomos minutat e fillimit ishin shumë më të mirë për Ballkanin të cilët arritën që të shënojnë edhe gol.

Ishte Armend Thaçi që mori një top të mirë nga Rrahmani për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje që ishte edhe goli i karrierës së tij.

Ballkani e kontrolloi shumë mirë ndeshjen deri në minutën e 90-të të ndeshjes.

Një kundërzbritje e shpejt e mysafirëve dhe një pakujdesi në mbrojtje e futbollistëve të Ballkanit bëri që Matias të shënonte gol në minutën e 1 shtesë të takimit.

Pavarësisht kësaj, Ballkani pati një super paraqitje dhe ky debutim i Ballkanit ishte pa dyshim historik. /GazetaExpress/