Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vizituar një shkollë fillore në Prizren, ku është pritur me entuziazëm të madh nga nxënësit dhe stafi i shkollës.
Futbollisti i Mallorcas ka kaluar kohë me fëmijët, duke biseduar me ta, duke bërë fotografi dhe duke ndarë përvoja nga karriera e tij sportive.
Vizita e Muriqit ngjalli emocion të veçantë te nxënësit, të cilët patën mundësinë të takojnë nga afër një prej figurave më të njohura të futbollit kosovar dhe një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Kosovës. /GazetaExpress/
Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...