Bale i zhvilloi vetëm 63.7% të ndeshjeve për Real Madridin - Gazeta Express
string(57) "bale-i-zhvilloi-vetem-63-7-te-ndeshjeve-per-real-madridin"

Bale i zhvilloi vetëm 63.7% të ndeshjeve për Real Madridin

Gazeta Express

20/09/2020 13:30

Gareth Bale u largua nga Real Madridi me shumë gola dhe shumë trofe në sirtar, por me shumë më pak paraqitje seç do të dëshironte në fanellën e bardhë.

Anësori uellsian i zhvilloi 251 paraqitje për Real Madridin, duke i shënuar 105 gola dhe duke i fituar 16 trofe, gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, lëndimet luajtën rol kyc në karrierën e tij në Spanjë.

Që prej se iu bashkua Realit nga Tottenhami më 2013, Bale u paraqit në vetëm 63.7 për qind të ndeshjeve të Real Madridit, duke munguar në 98 sosh shkaku i lëndimeve.

Sezoni 2014/15 ishte më i miri për të, pasi Bale i bëri 48 paraqitje, apo 81.36% të të gjitha ndeshjeve të Real Madridit.

Ai mungoi në vetëm nëntë ndeshje shkaku i lëndimit.

Por sezoni vijues, 2015/16 ishte ankth i vërtetë për 31-vjeçarin, pasi u paraqit në vetëm 59.62% të ndeshjeve, shkaku i një problemi serioz me pulpën e këmbës.

Ai u paraqit në 31 ndeshjeve, ndërsa mungoi në 17 të tjera.

Këtë sezon, Bale do ta veshë sërish fanellën e Tottenhamit. /Gazeta Express/