Balaj-Halimaj: Nëse do të kërkohej nga familja Jashari, unë dhe Nisma do të tërhiqeshim nga Qeveria - Gazeta Express
string(121) "balaj-halimaj-nese-do-te-ke%cc%88rkohej-nga-familja-jashari-une%cc%88-dhe-nisma-do-te%cc%88-te%cc%88rhiqeshim-nga-qeveria"

Balaj-Halimaj: Nëse do të kërkohej nga familja Jashari, unë dhe Nisma do të tërhiqeshim nga Qeveria

Gazeta Express

05/06/2020 23:25

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e ka komentuar idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që familjes Jashari t’i jepej posti i kryeministrit.

Balaj-Halimaj tha se Vetëvendosje po mundohet të përfitojë politikisht në këtë rast, dhe se e ka instumentalizuar familjen Jashari.

Lexo Edhe:

“Vetëvendosje e quan këtë Qeveri tranzitore dhe propozon qe një qeveri tranzitore ta udhëheq një përfaqesues i Familjes Jashari, pra një Kryeministër tranzitor, kjo ide nuk është aspak serioze, në këtë rast VV po mundohen të perfitojnë politikisht. Deri këtu ka arritur logjika e Vetëvendosjes. Ata po të kishin seriozisht këtë kanë pasë mundësi që t’ja japin mandatin e plotë, por atëherë kur kanë pasur mundësi nuk e kanë bërë e tani që nuk janë më pjesë e Qeverisë po mundohen të perfitojnë politikisht duke përmendur familjen Jashari”, deklaroi zv.kryeministrja Balaj-Halimaj.

Ajo tha se Nisma është e gatshme që çdo herë të përkrahin përfaqësues të familjes Jashari.

“Kurdo që familja Jashari dëshirojnë të marrin përgjegjësi institucionale, nga Nisma do të kenë përkrahje 100 për qind”.

Madje, zëvendeskryeministrja Balaj-Halimaj deklaroj se është e gatshme qysh sot të lirojë poziten e saj, për familjen Jashari.