Babai i futbollistit serb Ivic mohon të jetë larguar nga puna - Gazeta Express
string(61) "babai-i-futbollistit-serb-ivic-mohon-te-jete-larguar-nga-puna"

Gazeta Express

22/02/2020 18:40

Babai i futbollistit serb Ivic mohon të jetë larguar nga puna

Gazeta Express

22/02/2020 18:40

Babai i futbollistit serb Ilija Ivic, Dusko, i ka mohuar lajmet se ai është larguar nga puna si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të djalit të tij për të luajtur për ekipin kombëtar të Kosovës. Megjithatë, ai thotë se kjo gjë mund të ndodhë ende, ashtu siç i ndodhi bashkëshortes së tij.

Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë nëna e të riut është pushuar nga puna në komunën e Graçanicës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe nëna e tij e humbi punën që e kishte në Komunën e Graçanicës.

Edhe për babanë e futbollistit u raportua se ishte shkarkuar nga puna, megjithatë Dusko ka thënë që kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, ai beson se fati i bashkëshortes së tij mund ta presë edhe atë.

“Është e vërtetë që bashkëshortja ime është shkarkuar nga puna. Unë jo, por ka mundësi të më ndodhë edhe mua”, ka thënë Dusko, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës.

“Si prind, unë s’kam të drejtë t’ia mohoj djalit tim të ardhmen si futbollist i talentuar. Ne nuk jemi të interesuar në politikë, jemi të interesuar vetëm që djali ynë t’i ketë mundësitë të ketë progres në sport dhe unë nuk e di pse kjo mund t’i shqetësojë të tjerët”. /Gazeta Express/