Babai i Alvi Berishës tregon kalvarin e vuajtjeve si u arratis gruaja me një burrë tjetër në Siri - Gazeta Express
string(97) "babai-i-alvi-berishes-tregon-kalvarin-e-vuajtjeve-si-u-arratis-gruaja-me-nje-burre-tjeter-ne-siri"

Babai i Alvi Berishës tregon kalvarin e vuajtjeve si u arratis gruaja me një burrë tjetër në Siri

Gazeta Express

27/10/2020 23:30

Në emisionin e sotëm “Real Story” kryetemë ishin shqiptarët në kampin e Al-Holit në Siri, ku të ftuar në lidhje ‘Skype’ ishin edhe babai i Alvi Beirishës, Afrimi dhe daja i Endi Dumanit, Xhetan Ndregjoni.

Afrim Berisha tregoi si u arratis gruaja me një tjetër burrë në Siri. Ai madje tha se në mëngjes kishte pirë kafe me t,ë ndërsa në darkë nuk e pa më.

Lexo Edhe:

Afrim Berisha: Të kenë durim familjarët që presin për të marrë të afërmit e tyre se më e mira do bëhet. Unë për vete nuk e kam kuptuar fare. Kemi pirë kafe në mëngjes, kam ik në punë, ajo pastaj ka ik tek tjetri…mori dhe djalin…Sokol Balla: Kjo që thotë Afrimi është e tmerrshme…

Xhetan Ndregjoni: Qeveria, autoritetet këtë 1 muajin e fundit që ndejtën në terren duhet të punojnë që t’i kthejnë të gjithë, se të gjithë kanë të njejtën dhimbje. Përvoja ime është shumë e dhimbshme. Motra ngeli këtu vetëm, burri ia mori fëmijët. Nga kontaktet me autoritetet të gjithë kishin dijeni për aktivitetin e tij, veç një sinjalizim të vogël të na kishin dhënë, e s’do detyroheshim të kalonim këto peripeci. Informoni familjarët për rrugën jo të duhur ku ndodhen, ky është apeli im.