Axhenda, dita e dytë e Kongresit të PS me fokus rindërtimin dhe "anti-KÇK" - Gazeta Express
string(71) "axhenda-dita-e-dyte-e-kongresit-te-ps-me-fokus-rindertimin-dhe-anti-kck"

Axhenda, dita e dytë e Kongresit të PS me fokus rindërtimin dhe “anti-KÇK”

Gazeta Express

29/02/2020 8:20

Rindërtimi, Anti-KÇK, integrimi europian dhe rajonal do të jenë çështjet kryesore të cilat do të diskutohen këtë të shtunë në ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor treditor të PS.

Punimet do të ndahen në tre seanca. Në orën 10:00 do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe më pas do të jenë ministrat që sipas sektorëve do të raportojnë për punën dhe sfidat e qeverisë.

Lexo Edhe:

Kjo seancë publike do të mbyllet me fjalën e Kryeministri, njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama.

Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshihen në një debat mes tyre pa praninë e mendiave, për gjendjen e strukturave të PS, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i axhendës politike të PS deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Më pas në orën 15:00 rreth 1500 delegatë do të zgjedhinn 134 emrat e rinj të Asamblesë.

Edhe pse në tre ditët e Kongresit do t’i jepet prioritet grave dhe të rinjtë, të “vjetrit” socialistë shprehen ende të pakënaqur.

8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkojnë zyrtarisht Kongresit që merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste.

Programi i Kongresit të PS për të shtunën

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

  • Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
  • Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
  • Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
  • Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
  • Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
  • Drejtësia dhe sundimi i ligjit
  • Energjia dhe Infrastruktura
  • Shqipëria që duam dhe turizmi
  • E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
  • Integrimi Europian dhe Rajonal
  • Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12.00 – Seanca e Dytë

  • Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
  • Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
  • Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir  BEQAJ
  • Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI
  • Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
  • DISKUTIME

15.00 – Seanca e Tretë 

 Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit  të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive  Statutore & Etikës të partisë./oranews