“Avullojnë” biletat për derbin, “Air Albania” pritet të jetë e stërmbushur - Gazeta Express
string(69) "avullojne-biletat-per-derbin-air-albania-pritet-te-jete-e-stermbushur"

“Avullojnë” biletat për derbin, “Air Albania” pritet të jetë e stërmbushur

Gazeta Express

12/12/2019 21:58

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana që do të luhet nesër në mbrëmje, do të shënojë edhe një rekord historik, që lidhet me numrin e lartë të tifozëve që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Historikisht kjo përballje ka mbushur plot stadiumet, por këtë vit për herë të parë takimi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe që me shumë gjasa do të jetë i ezauruar tërësisht për nesër në mbrëmje.

Lexo Edhe:

Siç njofton klubi i kuq, që është edhe organizator i takimit, deri pasditen e sotme janë shitur plot 17 mijë e 500 bileta,një shifër kjo 2.5 herë më e lartë se ajo e raportuar paraditen e sotme, ku ishin shitur rreth 7 mijë bileta.

Shitja e biletave do të vijojë edhe nesër gjatë gjithë ditës, deri në orën 19:00, kur edhe pritet të fillojë takimi, ndërsa parashikimet janë që edhe biletat e mbetura në dispozicion, të gjejnë blerësin e tyre gjatë ditës së nesërme. /SS/