Austriakët e thyejnë murin e pandemisë, nesër vijnë dy ministra të tyre në Kosovë - Gazeta Express
string(80) "austriaket-e-thyejne-murin-e-pandemise-neser-vijne-dy-ministra-te-tyre-ne-kosove"

Gazeta Express

27/05/2020 15:36

Austriakët e thyejnë murin e pandemisë, nesër vijnë dy ministra të tyre në Kosovë

Gazeta Express

27/05/2020 15:36

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19, në Kosovë do të zbarkojë një delegacion austriak i përbërë nga dy ministra, të cilët në ambientet e aeroportit të Prishtinës do të takohen me ministrat në detyrë, Glauk Konjufca dhe Blerim Reka, shkruan Gazeta Express.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, bashkë me një delegacion austriak do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar përmes një komunikate për media Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo Edhe:

Ministri austriak do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në orën 15 e 45 minuta në hapësirat VIP të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler, dhe ministri në detyrë për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.

Gjithashtu, janë dhënë rregulla specifike për gazetarët të cilët dëshirojnë ta ndjekin ngjarjen.

Ndërkaq, nuk është specifikuar arsyeja e vizitës së delegacionit austriak në vend. /Express/