Australia mund ta njohë shtetin palestinez - Gazeta Express
string(42) "australia-mund-ta-njohe-shtetin-palestinez"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 8:05

Australia mund ta njohë shtetin palestinez

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 8:05

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, ka lënë të nënkuptoj se Australia mund të njohë shtetin e Palestinës.

Megjithatë Hamasi nuk mund të ketë asnjë rol në qeverisjen e tij, tha Wong.

Lexo Edhe:

Canberra ka thënë prej kohësh se njohja e një kombi palestinez mund të vijë vetëm si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete të ndërmjetësuar me Izraelin.

Por komentet e Wong i bëjnë jehonë një fjalimi të Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në fillim të këtij viti, në të cilin ai la të kuptohej se edhe Britania e Madhe mund të njihte shtetësinë palestineze pa mbështetjen e Izraelit.

Qeveria australiane muajt e fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësime për luftën kundër Hamasit në Gaza – përfshirë pasi një punonjës ndihmash australian u vra së bashku me gjashtë të tjerë gjatë një sulmi ajror izraelit.

Në një fjalim të martën mbrëma, Wong tha se një zgjidhje me dy shtete – ku izraelitët dhe palestinezët jetonin krah për krah në vende të veçanta – ishte “shpresa e vetme për të thyer ciklin e pafund të dhunës”.

“Kështu që bashkësia ndërkombëtare po e konsideron tani çështjen e shtetësisë palestineze si një mënyrë për të ndërtuar momentin drejt një zgjidhjeje me dy shtete.”