Augsburgu do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së Mërgim Berishës - Gazeta Express
string(65) "augsburgu-do-te-shfrytezoje-opsionin-e-blerjes-se-mergim-berishes"

Augsburgu do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së Mërgim Berishës

Sport

Gazeta Express

20/03/2023 22:26

Augsburgu raportohet se do të aktivizojë klauzolën për blerjen e kartonit të Mërgim Berishës.

Sulmuesi nga Kosova po e kalon këtë sezon te skuadra gjermane si i huazuar nga Fenerbahce, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në marrëveshjen e huazimit ekziston opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit, të cilin Augsburgu pritet që ta aktivizojë.

Sipas “Kicker”, 95% janë gjasat që klubi nga Bundesliga ta blejë përfundimisht Berishën në verë.

Opsioni i blerjes thuhet se do t’i kushtonte Augsburgut 4 milionë euro.

Berisha është aktualisht golashënuesi më i mirë te skuadra e tij me tetë gola këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe katër asistime.

24-vjeçari së fundmi u ftua edhe Hansi Flick te Kombëtarja A e Gjermanisë. /Gazeta Express/