Atletja 25-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpinë e vet, dyshohet se u ther nga bashkëshorti - Gazeta Express
string(89) "atletja-25-vjecare-gjendet-e-vdekur-ne-shtepine-e-vet-dyshohet-se-u-ther-nga-bashkeshorti"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/10/2021 9:57

Atletja 25-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpinë e vet, dyshohet se u ther nga bashkëshorti

Sporte tjera

Gazeta Express

14/10/2021 9:57

Dy herë medalistja e bronztë e Kampionatit të Botës, Agnes Tirop, është gjetur e vdekur në shtëpinë e vet në Keni. Dyshohet se ajo u ther nga bashkëshorti i vet.

Atletja 25-vjeçare e kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatet e Botës më 2017 dhe 2019 në 10.000 metra, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kryetari i Atletikës së Kenisë në rajonin e Najrobit, Barnaba Korir, e konfirmoi lajmin tragjik të incidentit që ndodhi në Iten.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet dhe besohet se ajo ishte therur me thikë në stomak nga bashkëshorti i vet.

“Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet në Iten, dyshohet se është therur nga bashkëshorti i vet. Ne ende jemi duke punuar për të zbuluar më shumë hollësi rreth vrasjes së saj”, ka thënë Komiteti i Atletikës në Kenia.

Tirop e kishte vendosur një rekord botëror në 10 kilometra muajin e kaluar në Gjermani, duke me kohën 30:01./Gazeta Express/