Atletico Madrid fiton ngushtë ndaj Dortmundit, e pret “ferri” në Signal Iduna Park - Gazeta Express
string(79) "atletico-madrid-fiton-ngushte-ndaj-dortmundit-e-pret-ferri-ne-signal-iduna-park"

Futboll

Gazeta Express

10/04/2024 23:01

Atletico Madrid fiton ngushtë ndaj Dortmundit, e pret “ferri” në Signal Iduna Park

Futboll

Gazeta Express

10/04/2024 23:01

Atletico Madrid ka shënuar fitore si vendas në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Ekipi nga Madridi triumfoi ngushtë 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Ëanda Metropolitano”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rodrigo de Paul kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e katërt të takimit.

Lino u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën e 32-të.

E goli i shpresës për Dortmundin erdhi në minutën e 81-të nga Sebastian Haller.

Pas gjashtë ditësh do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Signal Iduna Park”, me tifozerinë e zjarrtë të Dortmundit që pa dyshim do të jetë lojtari i 12-të i tyre. /Gazeta Express/