Atentati i dështuar ndaj “të fortit” të Elbasanit, prokuroria kërkon 'arrest me burg' - Gazeta Express
string(80) "atentati-i-deshtuar-ndaj-te-fortit-te-elbasanit-prokuroria-kerkon-arrest-me-burg"

Atentati i dështuar ndaj “të fortit” të Elbasanit, prokuroria kërkon ‘arrest me burg’

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2020 17:06

Ditën e sotme Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.

Gjithashtu mësohet se është kërkuar edhe masa “Arrest me burg në mungesë” për 3 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Lexo Edhe:

Gjithashtu mësohet se është kërkuar edhe masa “Arrest me burg në mungesë” për 3 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Mësohet se te 3 të ndaluarit pritet të dalin përpara gjykatës së Elbasanit ditën e diel.

Rivaliteti mes grupeve dyshohet se është arsyeja pas shkëmbimit të zjarrit që u shënua në Elbasan mesditën e së mërkurës.Një nga protagonistët ishte Elvis Koçi (Çaushllari) i njohur në qytet si “Vis korçari”, i cili mbeti i plagosur dhe u vu në pranga në spital. Në krahun tjetër policia thotë se qëndronte Migert Qosja, një 25 vjeçar, banues po në Elbasan.

Sipas Policisë ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë shkëmbyer zjarr nga makinat që drejtonin.

Ervis Çaushllari i njohur me nofkën “Vis korçari”, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Elbasan dhe i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, por që kanë mbetur të paprovuara në gjykatë.