"Asnji cent ma shumë!", protestuesit nisen drejt Qeverisë - Gazeta Express
string(53) "asnji-cent-ma-shume-protestuesit-nisen-drejt-qeverise"

“Asnji cent ma shumë!”, protestuesit nisen drejt Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2022 12:11

Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovë, raporton Gzeta Express.

Lexo Edhe:

Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, mbajnë edhe pankarta tjera.

“S’paguajmë edhe për veriun”, është njëra nga thirrjet e tyre.

“Rryma nuk është luks”, është një tjetër thirrje.

Njëra nga kërkesat e protestuesve është edhe “largimi i KEDS-it”.