ASH dhe Alternativa takohen përsëri, diskutojnë për programin zgjedhor - Gazeta Express
string(69) "ash-dhe-alternativa-takohen-perseri-diskutojne-per-programin-zgjedhor"

ASH dhe Alternativa takohen përsëri, diskutojnë për programin zgjedhor

Gazeta Express

17/02/2020 20:36

Sonte në selinë e Alternativës është zhvilluar takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, përcjell Express.

Siç njofton anëtari i kryesisë qendrore të ASH-së, Elmi Aziri, në takim është diskutuar për programin zgjedhor me të cilin do të garohet në zgjedhje dhe u diskutuan mundësitë e përpilimit të një programi të përbashkët, që do të jetë ofertë konkrete për qytetarët tanë në zgjedhjet e 12 prillit.

Lexo Edhe:

Siç thotë Aziri, këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme deri në finalizimin e këtij dokumenti.

Sonte në selinë e Alternativës u zhvillua takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit AlternAtivA & Aleanca për…

Publiée par Elmi Aziri sur Lundi 17 février 2020

A.SH.