Arsimi i lartë pa pagesë, ekspertët me qëndrime të ndryshme për ndikimin që do ta ketë - Gazeta Express
string(85) "arsimi-i-larte-pa-pagese-ekspertet-me-qendrime-te-ndryshme-per-ndikimin-qe-do-ta-kete"

Arsimi i lartë pa pagesë, ekspertët me qëndrime të ndryshme për ndikimin që do ta ketë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 13:49

Në këtë vit, do të ndahen 1.7 milionë euro për universitetet. Ekspertët e arsimit me qëndrime të ndryshme.

Gazetare: Ardita Rashiti

Lexo Edhe:

Ishte një ndër premtimet që u bë ndër vite.

Mirëpo, përfundimisht nga tetori i këtij viti, arsimi i lartë në Kosovë, do të bëhet pa pagesë.

Kësisoj studentët e nivelit bachelor dhe master, do të lirohen nga shpenzimet.

Kështu bëri të ditur ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, duke sqaruar që për këtë vit do të ndahen 1.7 milionë euro për universitetet.

 “Studimet pa pagesë për arsimin e lartë ka qenë një nga zotimet tona, me këtë zotim ata lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit dhe po shmangim diskriminimin për shkak të pa barazisë sociale”, deklaroi Nagavci.

Nagavci bëri këtë njoftim në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një vendim i tillë po cilësohet si i duhur nga profesori universitar, Blerim Rexha.

Vetëm se thekson se duhet të rregullohet mënyra se si do të aplikohet një vendim i tillë.

Veç nëpër universitete publike, Rexha thotë se duhet të shqyrtohet edhe çështja e kolegjeve private.

Në anën tjetër, Gramos Buçinca, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, thotë se ky vendim nuk do të ndihmojë arsimin e lartë.

Kësisoj, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tregoj se si do të financohen universitetet publike.

Nga kjo organizatë thonë që arsimi i lartë duhet të jetë falas vetëm për kategoritë e caktuara, të cilat nuk i përballojnë shpenzimet e studimeve./Gazeta Express