Arsim Lani dhe Arlind Sadiku flasin për ngjashmërinë mes tyre, në Gjermani po jehon kënga “Mora Fjalë” - Gazeta Express
string(99) "arsim-lani-dhe-arlind-sadiku-flasin-per-ngjashmerine-mes-tyre-ne-gjermani-po-jehon-kenga-mora-fjale"

Sport

Gazeta Express

14/06/2024 18:56

Arsim Lani dhe Arlind Sadiku flasin për ngjashmërinë mes tyre, në Gjermani po jehon kënga “Mora Fjalë”

Sport

Gazeta Express

14/06/2024 18:56

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku ishte i ftuar në emisionin “Frontal” në T7.

Sadiku foli ekskluzivisht në lidhje direkte nga Gjermani, duke treguar për atmosferën në kampin e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Sadiku tha se atmosfera te kampi i kombëtares shqiptare ishte fantastike, shkruan “Gazeta Express”.

“Te Shqipëria të gjithë janë optimist për ndeshjen e parë ndaj Italisë. Pata rastin të takohem me lojtarët e Kosovës që luajnë te kombëtarja shqiptare. Edhe ata më thanë që trajneri Sylvinho i ka përgatitur si mos më mirë për këtë takim”, tha ai.

Tutje, ai zbuloi se këngët shqiptare po jehojnë nëpër rrugët e Dortmundit.

“Shumë këngë shqipe po dëgjohen në rrugët e Dortmundit, ndër to edhe kënga ‘Mora Fjalë’ nga Shkurte Fejza, që është bërë si himn për kombëtaren shqiptare”, shtoi ai.

Por, përveç kësaj, moderatori Arsim Lani potencoi edhe ngjashmërinë e tyre fizike, derisa tha se shumë njerëz e kanë ngatërruar atë për Arlind Sadikun.

Ky i fundit ia ktheu, duke thënë se dytë kanë inspirimin e njëjtë edhe në veshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement