Arsenali vazhdon ta ëndërrojë transferimin e Vinicius Junior, por sulmuesi brazilian e ka bërë të qartë se prioritet i tij absolut mbetet qëndrimi te Real Madridi, shkruan mediumi spanjoll “AS”, përcjell “Gazeta Express”.
“Topçinjtë” po e monitorojnë me kujdes situatën e 26-vjeçarit dhe janë të gatshëm të përfitojnë nëse bisedimet për vazhdimin e kontratës me klubin madrilen nuk arrijnë deri tek një marrëveshje.
Megjithatë, deri në këtë moment, Vinicius nuk e ka ndërmend të largohet nga “Santiago Bernabéu”.
Ylli brazilian dëshiron ta vazhdojë karrierën te Reali dhe e pret rifillimin e negociatave për kontratën e re, ndërsa ajo aktuale do t’i skadojë më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Edhe pse ka interes konkret nga Arsenali dhe klube të tjera të mëdha evropiane, ai e konsideron klubin spanjoll si zgjedhjen e parë.
Nga ana e Arsenalit, drejtuesit e klubit londinez nuk e kanë braktisur idenë e transferimit të Viniciusit dhe janë gati ta bëjnë një investim rekord nëse lojtari vendos të largohet.
Megjithatë, për momentin nuk ka negociata zyrtare mes dy klubeve dhe gjithçka varet nga e ardhmja kontraktuale e brazilianit te Real Madridi.
“Los Blancos” i kërkojnë 160 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit brazilian. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...