Arsenali dhe Bayerni barazojnë në ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(49) "arsenali-dhe-bayerni-barazojne-ne-ndeshjen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 22:53

Arsenali dhe Bayerni barazojnë në ndeshjen e parë

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 22:53

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë çerekfinale mes Arsenalit dhe Bayern Munichut.

Ndeshja e zhvilluar në Londër u mbyll me rezultatin 2:2, në një ndeshje ku dy skuadrat e patën epërsinë, por që e lëshuan nga duart fitoren.

Lexo Edhe:

Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 12-të me një gol të bukur të Bukayo Sakas.

Por, gëzimi i vendasve zgjati gjashtë minuta, pasi që Gnabry barazoi shifrat.

E në minutën e 32-të, Harry Kane u tregua i saktë për t’i kaluar bavarezët në epërsi.

Me epërsinë 1:2 u mbyll pjesa e parë e takimit, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 76-të, Trossard realizoi një gol pas një aksioni të bukur për të barazuar shifrat.

Me rezultatin 2:2 u mbyll edhe takimi, kurse dueli i kthimit zhvillohet javën tjetër në “Allianz Arena”. /Gazeta Express/