Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje fillestare me qendërmbrojtësin italian, Riccardo Calafiori.
Gazetari i njohur italia, Nicolo Schira raporton se ekipi londinez është marrë vesh me futbollistin, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, Calafiori ka rënë dakord për kontratë deri në vitin 2029 me pagë 3.5 milionë euro në vit.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do të arrijë të bie dakord me Bolognan për shumën e transferimit.
🚨 Excl. – #Arsenal have reached an agreement in principle with Riccardo #Calafiori for a contract until 2029 (€3,5M/year). #transfers #AFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 3, 2024
Calafiori ishte senzacioni i këtij edicioni në Euro 2024, duke qenë fantastik për Italinë në fazën e grupeve. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...