Shala: Raportet tregojnë se gjykatat nuk vendosin në masën e mjaftueshme për kërkesat pasurore-juridike të të dëmtuarve - Gazeta Express
string(118) "shala-raportet-tregojne-se-gjykatat-nuk-vendosin-ne-masen-e-mjaftueshme-per-kerkesat-pasurore-juridike-te-te-demtuarve"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:35

Shala: Raportet tregojnë se gjykatat nuk vendosin në masën e mjaftueshme për kërkesat pasurore-juridike të të dëmtuarve

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 23:35

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, në emisionin “Tempus” të “Betimi për Drejtësi”, ka folur për të gjeturat e dy raporteve të publikuara nga IKD këtë javë.

Shala sqaroi se ndër gjetjet kryesore është fakti se gjykatat nuk vendosin në masë të mjaftueshme për kërkesat pasurore-juridike të të dëmtuarve.

“Gjykatat nuk vendosin në masën e mjaftueshme për kërkesat pasurore-juridike ndaj të dëmtuarve, ndërsa pasojat janë shumëdimensionale. Pasoja e parë është në raport me palën e dëmtuar, sepse vetë duhet ta presë procesin gjyqësor”, është shprehur Shala.

Ai sqaroi edhe pasojat institucionale kur këto kërkesa nuk trajtohen brenda procedurës penale.

“Në raport me gjyqësorin është problematike sepse krijohen dy lëndë: ajo lëndë civile që ka pasur mundësi të zgjidhet brenda procedurës penale dhe nuk është zgjidhur, atëherë krijohet një rast i ri që kërkon zgjidhje të re nga një gjyqtar në divizionet civile”, ka thënë Shala.

Sipas tij, në disa raste problemi fillon që në fazën e hetimit.

“Në disa raste gjithçka nis nga prokurori i shtetit që nuk e specifikon dëmin që është shkaktuar”, shtoi Shala.

Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e madhe e të dëmtuarve nuk përfaqësohen nga avokatë, ose edhe kur përfaqësohen, nuk parashtrojnë kërkesa pasurore-juridike.

“Një numër i konsiderueshëm i palëve të dëmtuara nuk janë të përfaqësuara nga një avokat profesionist. Mirëpo ka raste kur edhe janë të përfaqësuara mirë, por nuk parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike”, ka thënë Shala.

“Mosparashtrimi i kërkesës juridike është problematik sepse i pamundëson gjykatës të vendosë në mënyrë adekuate për kërkesën pasurore-juridike”, përfundoi Shala.

Advertisement
Advertisement
Advertisement