Arrestohet një shtetas turk në aeroport, kapet me dokumente të falsifikuara - Gazeta Express
string(74) "arrestohet-nje-shtetas-turk-ne-aeroport-kapet-me-dokumente-te-falsifikuara"

Arrestohet një shtetas turk në aeroport, kapet me dokumente të falsifikuara

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:38

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti është paraqitur me pasaportë turke dhe leje qëndrim të Belgjikës e që ishin të falsifikuara, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ANP-Adem Jashari 15.01.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke prezantuar dokumente (pasaportë turke dhe leje qëndrim të Belgjikës), që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Express/