Arrestohet një person për racizëm ndaj lojtarëve të Manchester United - Gazeta Express
string(69) "arrestohet-nje-person-per-racizem-ndaj-lojtareve-te-manchester-united"

Arrestohet një person për racizëm ndaj lojtarëve të Manchester United

Gazeta Express

08/12/2019 14:25

Policia në Mançester e ka arrestuar një person në lidhje me akuzat për racizëm gjatë derbit të Mançesterit të shtunën në Etihad Stadium.

Manchester United e mposhti 2:1 Manchester City në një ndeshje dramatike në Premierligë, e cila u prish nga thirrjet raciste dhe hedhja e gjësendeve në fushë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, policia në Mançester njoftoi se e ka arrestuar një 41-vjeçar në lidhje me rastin.

“Rreth orës 18:55 të shtunën, më 7 shtator 2019, në polici u raportua për thirrje të dyshuara raciste drejt lojtarëve gjatë derbit mes Manchester City dhe Manchester United”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Një 41-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për marrje në pyetje nën dyshimin për prishjen e rëndit publik me thirrje raciste”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe Federata e Futbollit e Anglisë ka njoftuar se është duke e hetuar rastin. /Gazeta Express/