Arrestohet gjakovari që mbyti qenin e fqinjit - Gazeta Express
string(45) "arrestohet-gjakovari-qe-mbyti-qenin-e-fqinjit"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 9:20

Arrestohet gjakovari që mbyti qenin e fqinjit

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 9:20

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka mbytur qenin e fqinjit.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka njoftuar se qeni kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjarët dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. Pas këtij i dyshuari kishte marrë pushkën e  gjuetisë dhe e kishte qëlluar.

Lexo Edhe:

I njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Race, Gjakovë 18.03.2024-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.