Arrestohet babai pasi ushtroi dhunë ndaj djalit të tij - Gazeta Express
string(54) "arrestohet-babai-pasi-ushtroi-dhune-ndaj-djalit-te-tij"

Arrestohet babai pasi ushtroi dhunë ndaj djalit të tij

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 9:37

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj djalit të tij të mitur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore.

Lexo Edhe:

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.