Arrestohet 49-vjeçarja në Japoni, dyshohet se i qepi buzët shoqes së dhomës pas një konflikti - Gazeta Express
string(92) "arrestohet-49-vjecarja-ne-japoni-dyshohet-se-i-qepi-buzet-shoqes-se-dhomes-pas-nje-konflikti"

Fun

Gazeta Express

09/07/2026 14:09

Arrestohet 49-vjeçarja në Japoni, dyshohet se i qepi buzët shoqes së dhomës pas një konflikti

Fun

Gazeta Express

09/07/2026 14:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Japoni, pasi një grua është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar shoqen e saj të dhomës, duke i qepur buzët me gjilpërë dhe fije pas një konflikti mes tyre.

Incidenti ka ndodhur më 29 qershor në qytetin Koga, në prefekturën Ibaraki, pranë Tokios.

Sipas policisë lokale, viktima, një grua 42-vjeçare, arriti të largohej nga banesa pas sulmit dhe u strehua në një dyqan aty pranë. Ajo kërkoi ndihmë duke mbajtur në dorë një copë letër ku kishte shkruar fjalën “Ndihmë”.

Autoritetet kanë arrestuar Masai Sakurai, 49 vjeçe, e cila dyshohet për sulm ndaj viktimës. Policia ka bërë të ditur se e dyshuara dhe viktima jetonin në të njëjtën banesë në kohën kur ndodhi ngjarja.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, viktima u ka thënë hetuesve se pas një grindjeje, e dyshuara ishte zemëruar dhe më pas ia kishte qepur buzët.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivin e plotë të sulmit dhe rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem dhune. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu raportimet se në banesë mund të ketë jetuar edhe një person i tretë.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në Japoni, ndërsa hetuesit pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement