Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, pas mbledhjes e tregoj qëndrimin tim - Gazeta Express
string(98) "zemaj-me-eshte-kerkuar-nenshkrimi-per-shkarkimin-e-abdixhikut-pas-mbledhjes-e-tregoj-qendrimin-tim"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 15:16

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, pas mbledhjes e tregoj qëndrimin tim

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 15:16

Deputeti i zgjedhur i LDK’s, Armend Zemaj, ka konfirmuar se i është kërkuar nënshkrimi për iniciativën që synon shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, ai nuk ka treguar nëse e ka nënshkruar atë, duke thënë se qëndrimin e tij do ta bëjë të ditur pas mbledhjes së strukturave të partisë.

Zemaj theksoi se preferon që debatet dhe çështjet e brendshme të trajtohen brenda LDK-së, duke vënë në pah rëndësinë e unitetit dhe reflektimit pas rezultatit zgjedhor.

“Unë kisha kërkuar mirëkuptimin që edhe në aspektin personal, por edhe në atë çka përfaqësoj, edhe si strukturë organizative e LDK-së, e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, në ruajtjen e unitetit edhe të kërkesës çdo herë për fitore, por çdo rezultat kërkon edhe reflektim mbi shifrat, numrat, edhe rezultatet që i merr subjekti politik. Kështu që, na jepni mundësinë që të bisedojmë. Dëgjo nënshkrimet kërkohen për kuvend të jashtëzakonshëm sepse ne kemi pasur një kuvend të rregullt. Sigurisht që po”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement