Arma e re që e shpon blindin dhe e rrëzon helikopterin me një goditje - Gazeta Express
string(69) "arma-e-re-qe-e-shpon-blindin-dhe-e-rrezon-helikopterin-me-nje-goditje"

Arma e re që e shpon blindin dhe e rrëzon helikopterin me një goditje

Lajme

Gazeta Express

26/09/2021 12:48

Forcat speciale britanike janë armatosur me një pushkë të re shumë të fuqishme e cila mund të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një goditje.

Arma e quajtur “Gepard GM6 Lynx” krahasohet me një top për shkak të impaktit të saj shkatërrues, ndonëse është shumë herë më e vogël në përmasa.

Lexo Edhe:

E prodhuar në Hungari, pushka gjysmë-automatike ka një saktësi prej 2 km. Ajo është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi për shkak të forcës së madhe pas goditjes.