Arbnor Rifati, trajneri i vitit në Ligën Unike - Gazeta Express
string(45) "arbnor-rifati-trajneri-i-vitit-ne-ligen-unike"

Arbnor Rifati, trajneri i vitit në Ligën Unike

Sport

Gazeta Express

27/04/2022 18:47

Arbnor Rifati është shpallur “Trajneri i vitit” në Ligën Unike. Ky vlerësim është bërë nga Eurobasket.

Rifati me skuadrën e tij, Prizreni-16, arriti deri në fazën gjysmëfinale të kësaj gare, ku pastaj u mposht nga Peja, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra prizrenase pastaj shënoi fitore ndaj Teutës në ndeshjen për vendin e tretë.

Pjesëmarrja në “Final 4” të Ligës Unike për këtë vit ka mjaftuar që Arbnor Rifati të vlerësohet si trajneri më i mirë për këtë vit në Ligën Unike.

Trajneri prizrenas përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë për urimet, teksa tha se ky sukses e inkurajon të punojë edhe më shumë në të ardhmen. /Gazeta Express/