Arabia Saudite do të mbyllë 8 shkolla turke të lidhura me qeverinë - Gazeta Express
string(66) "arabia-saudite-do-te-mbylle-8-shkolla-turke-te-lidhura-me-qeverine"

Arabia Saudite do të mbyllë 8 shkolla turke të lidhura me qeverinë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2021 9:01

Arabia Saudite ka vendosur që t’ua përfundojë aktivitetin tetë shkollave turke të lidhura me Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë, të cilat janë duke operuar në kryeqytetin Riad dhe në provinca të tjera. Mbyllja e shkollave do të bëhet në fund të vitit shkollor.

Sipas disa burimeve diplomatike, Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite tashmë ua ka dorëzuar vendimin me shkrim shkollave në provincat Tabuk, Riad, Taif dhe Jeddah, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zyrtarët sauditë gjithashtu i vizituan shkollat turke në provincat Dammam dhe Abha, për t’i informuar drejtuesit e shkollave rreth këtij vendimi. Pjesë e vendimit për mbyllje do të jenë edhe shkollat turke në qytetet e shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medine.

Në vendimin e Ministrisë së Arsimit të Arabisë Saudite thuhet: “Aktivitetet në shkollat turke do të përfundohen në fund të këtij viti akademik. Për nxënësit do të ofrohet lehtësim që të bëhen pjesë e shkollave sipas zgjedhjes së tyre, ndërsa administratat e shkollave duhet t’i informojnë prindërit për vendimin.”

Nga vendimi për mbylljen e tetë shkollave do të preken mbi 2.200 nxënës, thanë burimet diplomatike.