Apeli i Speciales ua zbriti nga 3 muaj dënimet Gucatit e Haradinajt, reagon djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së - Gazeta Express
string(106) "apeli-i-speciales-ua-zbriti-nga-3-muaj-denimet-gucatit-e-haradinajt-reagon-djali-i-ish-kreut-te-ovl-uck-se"

Apeli i Speciales ua zbriti nga 3 muaj dënimet Gucatit e Haradinajt, reagon djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 18:54

Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, ka reaguar pasi paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ky panel vendosi që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë, nga katër vjet e gjashtë muaj, në katër vjet e tre muaj burgim.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Facebook, Musli Gucati u shpreh se Gjykata Speciale prapë e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike.Ai u shpreh se Gucati dhe Haradinaj na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre, siç u shpreh ai, si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës.

“Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen”, ka shkruar tutje Musli Gucati.