Ankimimi për dëbimin nga Shqipëria, autoritet i lanë '0 ditë' kohë mësuesit Harun Çelik - Gazeta Express
string(84) "ankimimi-per-debimin-nga-shqiperia-autoritet-i-lane-0-dite-kohe-mesuesit-harun-celik"

Ankimimi për dëbimin nga Shqipëria, autoritet i lanë ‘0 ditë’ kohë mësuesit Harun Çelik

Gazeta Express

21/01/2020 12:30

Tre javë pas dëbimit të tij të papritur nga Shqipëria, është zbardhur dhe urdhri I dyshimtë që e përcolli shtetasin turk Harun Çelik drejt Turqisë, vend ku ai do të gjykohet si një ‘armik’ gylenist.

Sipas vendimit të Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë, Enkeleda Toska, Çelik u dëbua nga Shqipëria pasi “nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim referuar nenit 109/A”, të ligjit për të huajt.

Lexo Edhe:

Harun Çelik u arrestua në Shqipëri pasi tentoi të fluturojë nga Rinasi drejt Kanadë me një vizë të falsifikuar, veprim për të cilin u dënua me 5 vite burgim. Gjatë kësaj kohe Çelik kërkoi nga autoritetet shqiptare që të mos e dëbonin drejt Turqisë, pasi i rrezikohej jeta për shkak se ai ishte mbështetës i gylenistëve.

Ajo që bie në sy në vendimin e dëbimit të tij është kontradikta mes pikës 2 dhe 5. Në pikën dy cilësohet se afati i tij për largimin nga territori është 0 ditë, pra menjëherë, ndërsa në pikën 5 thuhet se ai ka të drejtë të ankimojë vendimin referuar nenit 122 të ligjit për të huajt. Kësisoj Harun Çelik e ka patur praktikisht të pamundur ankimimin e dëbimit.

Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me procesin penal të hapur ndaj tij dhe ende nuk ka të dhëna se si është përvijuar me gjyqin. Disa europarlamentarë i kërkuan sqarime autoriteteve shqiptare mbi këtë procedurë dëbimi, pasi dyshimet për shkeljen e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë evidente, gjë që mund të sjellë probleme në procesin e anëtarësimit në BE.